Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 11:11

S'do ta besoni sa kohë iu desh Alex-it t'i bënte super propozimin Jennifer-it

Në mars të këtij viti, ish-lojtari i bejsbollit, Alex Rodriguez, i propozoi me unazë diamanti këngëtares së famshme Jennifer Lopez. Propozimi i tij në Bahamas bëri bujë të madhe dhe u kthye në kryefjalën e mediave, ndërsa fotot e çiftit bënë xhiron e rrjetit.

I ftuar në emisionin e Jimmy Fallon, Alex ka rrëfyer detaje nga propozimi i famshëm, të cilin e kishte planifikuar prej 6 muajsh.

“Kam bërë prova tri ditë me radhë. Doja që perëndimi të ishte i përsosur. E planifikuam për rreth gjashtë muaj. Ndodhi në plazh në Bahamas”- ka rrëfyer ish-basketbollisti gjatë emisionit.