Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 10:10

Vetëm 6-vjeç, Joeli i Amit dhe Ermalit e ka të qartë ç'do të bëhet në të ardhmen

Teksa ka udhëtuar së fundmi drejt Budapestit, Amarda Toska është shoqëruar nga vogëlushi i saj, Joeli, i cili megjithëse në moshë të vogël ka thurur ëndrra të mëdha për të ardhmen.

Në njërën prej fotove të publikuara në Instastory, Ami ka zbuluar se Joeli dëshiron që profesioni i tij i ardhshëm të mos ketë aspak lidhje me televizionin apo botën e biznesit, por të jetë diçka tërësisht ndryshe.

Moderatorja e ka fotografuar të birin në kabinën e një avioni, duke zbuluar se Joeli në të ardhmen dëshiron të bëhet pilot.

"Ëndrra në sirtar."- shkruan Amarda krahas postimit.