Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 09:09

Adelina tregon pjesën e preferuar të shtëpisë dhe të gjithë u mahnitën

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri është një ndër personazhet më të komentuar në media. Ajo një vit më parë i dha fund beqarisë dhe u martua me avokatin maqedonas, Serjoza Markov, me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.

Adelina është shumë aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht i përgjigjet pyetjeve të fansave. Mbrëmjen e djeshme ajo ka shuar çdo kuriozitet të ndjekësve të saj dhe i është përgjigjur një sërë pyetjesh për familjen dhe jetën private.

Adelina e ka treguar gjithmonë shtëpinë e saj luksoze, mirëpo njëri nga ndjekësi e pyeti këngëtaren se çfarë pëlqen më shumë nga shtëpia e saj. Adelina nuk nguroi ta tregonte me një video pjesën e preferuar të shtëpisë.

Në video shfaqej një pikturë gjigante e saj dhe bashkëshortit e cila ishte e rrethuar nga një kornizë ngjyrë ari që me siguri ka lënë pa fjalë të gjithë fansat.