Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 09:09

Djalë romantik: Gjiko tregon arsyen e veçantë pse i propozoi Elitës për herë të tretë

Teksa ishte e ftuar në emisionin "Në kurthin e Piter Pan", moderatorja e njohur Elita Rudi u surprizua në studio nga bashkëshorti i saj, Gjiko, të cilin e dinte në Itali.

"Ditën e parë që të kam parë e dija që do ishe gruaja ime, pastaj të propozova dhe the po. Më ke falur djalin më të mirë në botë, me kë falur botën. A do bëhesh gruaja ime deri sa të plakem e të bëhem për pampersa?", i tha Gjiko Elitës dhe nxorri kutinë e unazës, duke lënë pa fjalë Elitën dhe publikun.

Në një postim në profilin e tij në Instagram, Gjiko është bërë sërish romantik dhe ka treguar arsyen e veçantë pse i ka propozuar bashkëshortes për të tretën herë.

"I propozova për herë të tretë thjesht që të sigurohesha se do të jetë e imja përgjithmonë."- shkruan Gjiko krahas fotos me partneren.