Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Prill 2019, 09:09

Harrojeni Arjola Shehun, motra e saj qenka një copë ylli

Arjola Shehu është një ndër moderatoret më të njohura të ekranit, e cila së shpejti do të prezantojë festivalin e njohur "Netët e klipit shqiptar".

Shumë e ndjekur në rrjete sociale, moderatorja i është përgjigjur në Instastory pyetjeve të fansave, duke prezantuar për herë të parë motrën e saj.

"A ke motër ti, se nuk na e ke prezantuar ndonjëherë?"- i shkruan një ndjekës, të cilit Ajola i është përgjigjur duke publikuar një foto me motrën e saj Blertën, me të cilën ka ngjashmëri shumë të madhe.