Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa ishin të pranishëm pak ditë më parë në Ballon Vieneze ku u shfaqën të veshur shumë elegantë.

Fotografi Gent Onuzi ka postuar një foto të çiftit gjatë eventit dhe në sy ka rënë komenti i Veliajt.

Kryebashkiaku ka bërë një koment epik për veten dhe një kompliment për Ajolën.

"Shumë yll kjo goca, po ky i marumi kush o", komenton Veliaj duke shkaktuar të qeshura.






