Nga Shqipëria / E Martë 16 Prill 2019, 23:11

'Mos e tepro kaq shumë', Luana Vjollca i kthehet Lori Hoxhës

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha është një nga fashion blogeret më të ndjekura në Instagram ku numëron mijëra fansa dhe poston shpesh foto nga përditshmëria apo nga eventet.

Ditën e sotme Lori ka treguar se ka nisur pushimet e po relaksohet pas studimeve të cilat po i kryen në Londër.

Mirëpo në komentet e kësaj fotoje ka rënë në sy komenti i Luanës e cila është bërë xheloze për Lorin dhe i kërkon të mos postojë më foto nga pushimet.

"O Lor mos e tepro kaq shumë zog", i shkruan Luana e cila aktualisht ka nisur punën për projekte të reja.