Alban Ramosaj vazhdon të jetë një nga djemtë më të komentuar të showbizit dhe që shpeshherë tërheq vëmendjen me pozat, mirëpo jetën private këngëtari e ka ruajtur në mënyrë hermetike.

Albani nuk ka deklaruar asnjëherë ndonjë lidhje në publikun, por i ftuar së fundmi në "N'drrimi i natës", këngëtari ka folur për herë të parë për ndarjen nga e dashura e tij e fundit, identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar.

"Unë besoj se çdo fillim e ka edhe një fund. Edhe jo domosdoshmërisht fundi duhet të jetë dramatik. U ndamë se rrugët tona devijuan. Unë kisha kërkesa tjera ndaj jetës, e ajo tjera", është shprehur Albani.







