Nga Shqipëria / E Martë 16 Prill 2019, 22:10

Rudina Magjistari tregon për herë të parë momentin kur lindi Mia (Video)

Në vitin 2015 moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të Mias. Rudina poston rrallëherë foto me vogëlushen duke i ruajtur privatësinë, por ditën e sotme moderatorja ka zbuluar momentin kur ka lindur Mian.

Teksa e ftuara Egla Harxhi tregonte për lindjen e djalit, Rudina u shpreh se ajo kur ka lindur vajzën është ndjerë shumë krenare.

 

"Ajo që kam ndjerë unë kur kam lindur vetë ka qenë një ndjesi triumfi e jashtëzakonshme. Ndihesha njeriu më krenar më botë pasi përfundoi e gjitha. Gjithçka harrohet dhe ti ndjen vetëm lumturi në atë moment", u shpreh Rudina.