Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e arsimit Besa Shahini prezantuan sot modelin e Kartës së Studentit. Veliaj listoi edhe shërbimet që studentët përfitojnë falas ose me çmime tepër të reduktuara.

“Do ketë minikioska të vogla në çdo fakultet dhe do themi, nga kjo datë në këtë datë do jemi tek Filologjiku, nga kjo deri në këtë datë tek Socialja, Artet dhe kështu me radhë tek Juridiku. Pra për t’i dhënë një diapazon kohor disaditor edhe në varësi të numri të studentëve që janënë secilin fakultet.

Brenda muajit maj ne bëjmë pajisjen me kartë universiteti, kartë studentore të të gjithë Universitetit të Arteve, Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik ka 3660 studentë, i Shkencave Sociale, 1920, i Drejtësisë 2021 studentë, i Gjuhëve të Huaja 3799, Histori – Filologji 1800, Shkencat e Natyrës, 4700 studentë në total, pra numri i ditëve ku do jemiprezent do jetë në proporcion me madhësinë e fakulteteve. Më pas në finale, nëse dikush ishte sëmurë, do kemi një zyrë qendrore pranë Bashkisë së Tiranës për të gjithë ata që duan, u humbet karta apo gjëra të kësaj natyre”, deklaroi Veliaj, transmeton Top Channel.

40 shërbimet që përfitojnë studentët:
TRANSPORTI PUBLIK: Aboneja e studentit ka vlerën e vetëm 600 lekë për një muaj (1,600 lekë çmimi standard)
MUZETË: Muzeu Historik Kombëtar 60 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Shtëpia me Gjethe 210 lekë (Çmimi standard 700 lekë); Bunk’Art1 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Bunk’Art2 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij FALAS (Çmimi standard 200 lekë); Muzeu Arkeologjik 100 lekë (Çmimi standard 300 lekë); Muzeu i Shkencave të Natyrës 50 lekë; MuzeuiForcavetëArmatosura FALAS ; Muzeu i Bankës së Shqipërisë FALAS; Muzeu Mezuraj 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë);
GALERITË: Galeria Kombëtare e Arteve 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Galeria Fab FALAS; Galeria Zeta FALAS; Galeria Kalo FALAS; Gallery 70 Contemporary Art FALAS; Bazament Art Space FALAS; COD FALAS; Art Galeri E.Rira FALAS; Vivart Gallery FALAS ; Tirana Art Lab FALAS; IICAS – International Interactive Contemporary Art Space FALAS;
QENDRA KULTURORE: Teatri i kukullave 5,000 lekë/ora (Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora);
TEATRO DHE KINEMA: Teatri Kombëtar / ArTurbina 150 lekë (çmimi standard 300 lekë); Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” 200 lekë (Çmimi standard 500 lekë)
Teatri Metropol 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë)
Kinema Millenium 400 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Imperal 450 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Cineplexx 2D 450 lekë (Çmimi standard 600 lekë) 3D 600 lekë (Çmimi standard 750 lekë)
APR: Reja FALAS (Për aktivitete biznesi – 20.000 lekë / ora.); Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë Fushat sportive në PMLAT 50% ulje; Kopshti Zoologjik 100 lekë
SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË:
Qendra Multifunksionale TEN salla falas;
Bibliotekat e Lagjeve – Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësirat për lexim dhe aktivitet falas.
Sheshet Publike – Çdo student apo grup studentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur procedurat e marrjes së lejes pranë Bashkisë Tiranë.
