Nga Shqipëria / E Martë 16 Prill 2019, 16:04

E njihni të gjithë si Gashi, por e dinit emrin e vërtetë të reperit shqiptar?

Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, është kthyer në një ndër emrat më të njohur të muzikës dhe këngët e tij janë kthyer në hitet më të dëgjuara të momentit.

Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për "The York Times", ku ka folur për familjen shqiptare dhe rrugëtimin e vështirë për t'u bërë ai që është sot.

Tashmë të gjithë e njohin me nofkën Gashi, por me siguri nuk e dinit cili është emri i vërtetë i reperit. Ai quhet Labinot Gashi dhe ka të njëjtin emër dhe mbiemër me moderatorin e njohur shqiptar të emisionit "1 Kafe me Labin."