Moderatori Adi Krasta gjatë emisionit të tij "A show", mbrëmjen e djeshme, teksa kishte të ftuar ekspertin e ekonomisë, Pano Sako, i ka drejtuar një pyetje nga ekrani gazetares Mira Kazhanit.

"Ku shkojnë paratë e Bashkisë zonja Kazhani?", ishte pyetja që Krasta i drejtoi Kazhanit.
Pasi Krasta e përmendi në emision, gazetarja ka reaguar me një postim në Instastory.
"Adi Krasta ka bërë një pyetje ndaj meje. Nuk habitem që kur e pashë t’i lëpihej Berishës në emision që dikur e quante të keqe tëmadhe. Mu dhimb në fakt… Tani unë të them: Të të vijë turp, turp, turp. Inatet me politikanët që ke ngrënë darka dhe je prishur po nëpër darka, nxirri me ato. Mua mos më ngatërro me veten tënde se jam larg shumë, po shumë larg modelit tënd. Ti e ke dokumentuar veten tënde me video dhe mesazhe nëpër ekrane.
Falë Zotit s’jam njeri ofertash të parezistueshme, as pafytyrë që lëpij ku pështyj. Ah sa më dhimbsesh ti Adi, ka kohë që më dhimbsesh. Por ndodh, secili kaaksidentin e vet, ti e pate me karakterin tënd", shkruan Kazhani.











