Nga Shqipëria / E Martë 16 Prill 2019, 13:01

Kemali refuzon të postojë foto të djalit, zbulohet kujt i ngjan vogëlushi

Tre ditë më parë, aktori i njohur turk, Burak Ozcivit dhe partnerja e tij, Fahriye Evcen, u bënë prindër për herë të parë.

Fahriye solli në jetë një djalë që çifti e pagëzoi me emrin Karan. Mediat turke treguan se aktori asistoi gjatë lindjes së të voglit dhe përjetoi shumë emocione.

Ndonëse Burak dhe Fahriye nuk kanë publikuar ende foto të Karanit, burime pranë çiftit kanë treguar për mediat turke se kujt i ngjan vogëlushi.

"Sytë i ka si Burak ndërsa ngjyrën e lëkurës si Fahriye", ka thënë burimi.