Nga Shqipëria / E Martë 16 Prill 2019, 13:01

Do mbani barkun me dorë: Besi sjell versionin më epik të këngës ‘Sekreti im’

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, është një ndër personazhet më të ndjekur dhe të pëlqyer nga publiku. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale ku vazhdimisht shkrinë së qeshuri ndjekësit e tij me videot dhe fotot komike që publikon.

Së fundmi, aktori dhe moderatori i ‘BE Caffee’ ka shkaktuar shumë të qeshura teksa ka sjell versionin më epik të këngës së bashkëshortes së tij Xhensila Myrtezaj, ‘Sekreti im’.

Besi ka publikuar një video ku shihet i veshur si një grua e moshuar duke i dhënë makinës teksa këndon bashkëpunimin mes Xhensilës dhe Pirro Çakos. Kjo video është pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat e tij të cilët nuk kanë mbajtur dot lotët nga imitimi i aktorit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on