Vogëlushja e Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson, True, ka festuar 1-vjetorin e lindjes dhe i pranishëm në festën e organizuar nga Khloe ishte edhe ish-partneri, Tristan.

Megjithëse gjithçka mes tyre ka përfunduar për shkak të tradhëtisë së bujshme, Khloe e lejoi Tristanin të ishte i pranishëm në ditëlindjen e vajzës.

Mirëpo, në videot nga festa që po qarkullojnë në rrjete sociale, duket qartë se Khloe e ka injoruar totalisht Tristanin. Ajo s'i ka folur asnjë fjalë ish-partnerit dhe burime pranë çiftit kanë treguar se basketbollisti është ndjerë gjatë gjithë kohës në siklet, siç mund ta shihni në videot e mëposhtme.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram










