Nga Shqipëria / E Martë 16 Prill 2019, 13:01

Prej 1 viti i larguar nga ekrani, nuk do ta njihni Ledion Liçon në këto pamje

Moderatori i njohur shqiptar Ledion Liço prej 1 viti nuk ka qenë më aktiv në rrjetet sociale dhe në ekran. Siç dihet pak para se të martohej, moderatori mbylli të gjitha rrjetet sociale dhe në sezonin e ri televiziv nuk u shfaq në prezantimin e asnjë emisioni.

Prej muajsh fansat e tij nuk kanë parë asnjë foto të moderatorit, mirëpo së fundmi aktori i njohur i “Portokalli” Rezart Veleshnja ka publikuar një video ku shihet përkrahë Ledionit dhe aktorit Erand Sojli.

Në pamjet e publikuara, Ledioni shihet më ndryshe se zakonisht. Ai ka lënë mjekër dhe gjithashtu bie në sy ndryshimi në peshën e trupit. Kujtojmë që pak ditë më parë u përfol se Ledioni po punon për zhvillimin e një televizioni të ri që do të quhet ‘Melody Tv’.