Nga Shqipëria / E Martë 16 Prill 2019, 11:11

Elvis Pupa bën ndryshimin e madh në pamje, reagimi epik i gruas së tij s’duhet humbur

Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa prej vitesh ka sjell shumë të qeshura për publikun shqiptar me rolet e tij të ndryshme. Ai ndër vite ka ruajtur një look, mirëpo së fundmi i ka surprizuar të gjithë fansat me ndryshimin që ka pësuar në pamje.

Evisi ka publikuar një foto në profilin e tij në ‘Instagram’ dhe pranë saj ka rrëfyer për të gjithë fansat se katër muaj më parë ka bërë mbjellje të flokëve dhe tashmë po shijon ndryshimin e madh.

“Ju përshëndes me flokët e rinj. Kaq leshra s’kam pasur kurrë në jetë. Edhe kur isha fëmijë më mbaronte balli 6 minuta pasi kaloje vetullat. Lamë lesht duke vënë lesht”, ka përfunduar me shaka aktori.

Ndërkohë që një vëmendje të madhe e ka marrë komenti i bashkëshortes së tij e cila i ka shkruar: “Bobo ishim rehat. Duhen dy pasqyra në shtëpi tani”, ka thënë ajo duke shkaktuar shumë të qeshura.