Komedia shqiptare '2 gisht mjaltë' me aktorë kryesor Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar. Filmi tashmë po transmetohet në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe siç ka deklaruar moderatori Ermal Mamaqi së shpejti do të jetë edhe në kinematë e Turqisë dhe Zvicrës.

‘2 gisht mjaltë’ theu rekorde dhe për një kohë shumë të shkurtër shiti një numër të madh biletash duke ja kaluar edhe filmit të famshëm ‘Fast & Furious’.

Ditën e sotme, moderatori Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN ku ka rrëfyer emocionet e jashtëzakonshme që ka përjetuar pas suksesit të filmit.

“E dija që do të funksiononte, por jo në këto nivele. Unë dhe ekipi realizues kemi mbetur të shokuar goditjen e morëm që në ditën e parë. U shitën 10 mijë bileta që në ditën e parë. Kjo tregon që tregu ishte bosh dhe surpriza e njerëzve për filmin shqiptar… unë kam bërë pjesën time, por marketingun më të madh e kanë bërë vetë njerëzit. Në dy javët e parë janë shitur 150 mijë bileta në të gjitha kinematë”, tregon Ermal Mamaqi.

Ermali është pyetur nga dy moderatorët se çfarë do bëjë me lekët që ka fituar nga filmi, moderatori i njohur ka zbuluar se tashmë është kthyer në një biznes dhe mendon ta kthej në një punë të përvitshme: “E para do të lajë lekët e filmit. Por po kuptoj se ky biznes funksionon dhe mund të kthehet një punë e përvitshme”.

Ndër të tjera, Ermali ka rrëfyer se ndoshta do të ketë edhe një seri të dytë të filmit të njohur: “2 gisht mjaltë 2”? “Pse jo. Siç e thash kjo po kthehet në biznes dhe pse jo”, ka përfunduar ai.
Burimi:a2news.com.







