Ditën e djeshme, vëmendjen e mediave e tërhoqi konflikti mes Ermal Fejullahut dhe Olti Currit, për shkak të komentit të Ermalit në postimin e Faton Shoshit, për ngjyrën e errët të lëkurës së personit në foto.
"Thuj le t'kesh pak se s'po dihet ça është."- shkruante këngëtari në koment.

Olti Curri e thumboi publikisht Ermalin duke shkruar në profilin e tij në Instagram:
"Ça po me shohin syte
Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykalter Sabri Fejzullahu, ben batute per ngjyren e erret te lekures dikujt!!!
Tani ka mbetur te komentoj une te shendoshet: o bol..."- shkruante Olti, të cilit Ermali iu përgjigj:

"Te kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, eshteracizem! Unëracist nuk kam qenë ndonjëhere. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto", ishte komenti i Ermalit në foto.

Pas kësaj, gazetari Olti Curri vendosi që për hir të drejtësisë, duke qenë se komenti me humor u kuptua keq nga fansat e Ermalit, të publikojë komentet kundër tij dhe pro këngëtarit.

"Nuk me boni Zoti te kem fansa me kete nivel, hajde durim...Megjithese ishte nje koment me humor, gjakrat u ndezen dhe per hir te drejtesise edhe komentet kunder meje dhe pro kengetarit Ermal Fejzullahu duhen publikuar."- shkruan Olti në postimin ku ka publikuar komentet e fansave.







