Këngëtarja Jonida Maliqi do të përfaqësojë në muajin maj Shqipërinë në festivalin Europian "Eurovision". Ajo do të konkurrojë me këngën "Ktheju tokës", e cila është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe jo vetëm.

Teksa performonte këngën e saj në Londër, Jonida është surprizuar nga reagimi i publikut, të cilën kanë kënduar bashkë me të, kanë nxjerrë telefonat për t'a filmuar dhe e kanë duartrokitur me të madhe.

"E surprizuar dhe e përulur për publikun më mbresëlënës në Londër. Thjesht s'mund ta besoj."- shkruan këngëtarja krahas videove.
View this post on Instagram






