Këngëtarja e njohur Vesa Luma që në daljen e saj të parë në skenë ka ditur si të tërheq vëmendjen e mediave dhe të publikut. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe çdo postim i saj komentohet gjatë.

Mirëpo, si shumë personazhe të njohur edhe Vesa herë pas here përballet me komente negative dhe kritika të ndryshme të cilat nuk kalojnë pa u vënë re nga vetë këngëtarja. Së fundmi, njëri nga fansat e saj e ka akuzuar Vesën se dhe ajo ka bërë ndryshime në fytyrë dhe trup.

“Je bërë e gjitha plastik, po dil ashtu si je”, i shkruante ndjekësi, ndërkohë që këngëtarja menjëherë ka reaguar duke i dhënë një përgjigje të drejtpërdrejt.

“E keni mësuar përmendësh këtë fjali. Do të tregoj një të vërtetë, të hidhur për ty ndoshta: Asgjë, po asgjë plastik nuk ka këtu”, i është përgjigjur Vesa.







