Ditën e sotme, këngëtarja e njohur Fjolla Morina feston 30-vjetorin e saj. Nëpërmjet një fotoje në Instagram, ajo njoftoi ndjekësit për ditëlindjen dhe falenderoi njerëzit që e kanë bërë personin që është sot.

"Po hap edhe nje vit tjeter ne jeten time. E bekuar por mbi te gjitha me koken lart sepse po le pas nje vit ku nuk kan munguar momente te lumtura,te hidheruara,gezime,deshtime e sfida.
Por te gjitha keto me kane bere ate qe une jam sot, nje femer e forte dhe me karakter. Shume mirenjohese per te gjithe ato njerez qe me kane qendruar prane ne dite te mira dhe ato te keqija. Sot, dua thjesht te falenderoj Zotin per nje tjeter vit ne jeten time. E gezofsha ditelindjen! 33-shi nuk eshte dukur asnjehere kaq mire!"- shkruan Fjolla në postimin e saj.

Në Instastory, këngëtarja tregoi se urimin e parë dhe atë më të ëmblin, e mori nga e bija, Lediana. Fjalët e ngrohta për të ëmën e kanë surprizuar Fjollën, ndaj ajo e ndau bisedën me të bijën me të gjithë fansat e saj.

"Mam urime ditëlindjen, ishalla edhe 100 të tjera me neve! Të dua shumë. Shumë sene ke bo për neve sa që na s'munum me ti kthy me kurgjo. Mam ti je një njeri shumë i mirë, që je afër meje në çdo sekond e çdo minut. Faleminderit që mundohesh për mua, të dua", i shkruan e bija.

"Lumturia ime faleminderit! Të do mami pafund. Ti gjithmonë ke me qenë e vogla ime.
Të dua Lediana mamit, jam e bekuar që të kam."- shkruan Fjolla krahas bisedës me të bijën.





