Nga Shqipëria / E Diel 14 Prill 2019, 22:10

'I ke dhëmbët si qen', Arbana Osmani i kthehet keq fanses

Arbana Osmani mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun, por ashtu si çdo personazh i ekranit, edhe Arbana haset me komente negative, siç ka ndodhur ditën e sotme.

Pasi Arbana ka publikuar një foto duke qeshur, një ndjekëse e ka ofenduar duke i shkruar: "Kur qesh dhe ti me këto dhëmbë si qen se di domethënë".

Por moderatorja nuk ja ka kursyer përgjigjen duke e publikuar mesazhin dhe foton e profilit të ndjekëses e duke ja bërë të qartë se do vazhdojë të buzëqeshë.

"Unë kurrë nuk do të ndal së buzëqeshuri. Më vjen keq", shkruan Arbana.