Prej disa ditësh në ekranin e "TV Klan" ka filluar emisioni më i ri i quajtur "Ditë për ditë" pjesë e të cilit janë disa moderator si Alba Çobaj, Joel Çela, Liesa Haxhiasllani, Kristi Janku dhe Albi Isakaj të cilët çdo ditë janë prezent në orën 13:45.

Megjithatë pjesë e moderatorëve në fillim ka qenë edhe prezantuesi Ardit Murataj, i cili dy vite më parë ka prezantuar emisionin “Select” në Top Channel. Por, pak para se "Ditë për ditë" të niste transmetimi ai u largua nga emisioni.

Për largimin e tij ka folur së fundmi në "Thumb" Alba e cila ka zbuluar arsyen se përse Arditi e la emisionin pa nisur akoma.

“Ne ishim grup shumë i mirë dhe jemi, por që Arditi fatkeqësisht nuk është më me ne. Por besoj i takon Arditit që ta thotë arsyen pse nuk është. Unë po them të vërtetën ndaj besoj se atij nuk do I ngelet qejfi. I ofruan diçka tjetër dhe ai e pranoi. Jemi miq siç ishim.”, ka treguar moderatorja .





