Nga Shqipëria / E Diel 14 Prill 2019, 16:04

Flet Belinda: Si e fitova punën në 'Xing me Ermalin'

Muajin e kaluar pjesë e "Xing me Ermalin", u bë edhe velina më e re, modelja bukuroshe Belinda Dragoti. Belinda tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe u kthye shumë shpejt në një nga vajzat më të komentuara në media.

Për t'u përzgjedhur velinë, Belinda konkurroi me mbi 300 vajza të tjera në audicionet e zhvilluara muajin e kaluar.

Në një intervistë për "Jo vetëm modë", velina ka zbuluar se arsyeja pse e fitoi ajo punën në "Xing me Ermalin" dhe jo vajzat e tjera, ishte vetbesimi.

"Në audicione më pyetën për komplekset që mund të kisha, nëse do e vishja një fustan si i Kejvinës, duhet të bëja disa ecje në skenë, duhet të improvizoja një situatë. Një nga elementët kryesorë që kërkohet në një format të tillë ishte vetbesimi në skenë. Në audicione nuk kisha probleme me vetëbesimin ose me emocionet. Ky ishte një plus nga vajzat e tjera", u shpreh Belinda.