Kozeta kishte ftuar sot në "Ka një mesazh për ty" vajzën e saj Xhoja e cila është fiksuar pas një telefoni dhe për ta bindur të arsyetojë e ëma ka thirrur në ndihmë idhullin më të madh, Kejsi Tolën.

“Sot ajo ka një fiksim nëse do diçka e realizon me çdo kusht. Për ditëlindje nuk donte gjë, vetëm më tha të shkojmë të shikojmë Kejsi Tolën në Elbasan për Ditën e Verës. Kejsin e kemi në mëngjes, në drekë, në darkë, e kemi pikturë në dhomën e gjumit dhe të gjitha këngët i dimë përmendësh, i dimë edhe të gjitha detajet e jetës së Kejsit përmes Instagramit.

Komunikojnë dhe nëpër grupe se çfarë bën Kejsi dhe ku është gjatë ditës. Në telefonin e saj ka mbi 200 foto të Kejsit, zemrës sime siç thotë Xhoja. Ajo është edhe e fiksuar tek iPhone dhe ne ja kemi plotësuar që e vogël vetëm të ishte me fletë lavdërimi, të gjitha 10-ta dhe ne i plotësonim.

Tani kërkon modelin e fundit të iPhone, por edhe plotësimet kanë një kufi. I ati i ka premtuar që kur të jetë 15 vjeç do i’a blejë, por tani ajo është vetëm 13. Jetesa është bërë pak më e vështirë dhe tani nuk është më e vogël”, u shpreh Kozeta.

Kejsi erdhi në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” dhe ajo ishte e vetmja që e bindi Xhojan të hiqte dorë nga iPhone i fundit. Në fund Kejsi dhe Xhoja kënduan së bashku këngën “Më ke mua”.
Burimi: tvklan.al






