Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi ka qenë së fundmi e ftuar në "Prive" ku i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me jetën e saj private dhe profesionin.

Bukuroshja shqiptare ka bërë një rrëfim shumë të sinqertë ku ka zbuluar se kjo periudhë e jetës së saj është një ndër më të këqijat pasi ajo ende nuk e ka gjetur rrugën e saj.

“Jam në një tranzicion. Akoma nuk di ku do jem, ku jam, çfarë do bëj, Troi, jeta ime, puna ime. E ndjej veten vetëm dhe më duhet të gjej rrugën time. Kjo është faza më e vështirë e jetës sime, realisht”, rrëfeu Adrola e cila foli dhe për djalin e saj Troi i cili për të është njeriu më i rëndësishëm.






