Moderatorja e njohur e emisionit investigativ "Boom", Fiori Dardha është shumë e ndjekur në rrjetet sociale ku dhe vazhdimisht publikon moment me familjen e saj dhe jo vetëm. Ajo së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të fansave në ‘Instastory’ ku ka zbuluar shumë të pathëna për jetën private.

Fjori ka zbuluar përherë të parë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë njohur në Akademinë e Arteve kur kjo ka qenë thjesht një studente, ndërsa ai pedagog.

“Jemi njohur në Universitetin e Arteve, unë isha studente, ai pedagog. Nuk më ka dhënë mësim.”, ka thënë Fiori duke sqaruar fansat.





