Poni është një ndër këngëtaret më të njohura dhe të dashura për publikun shqiptar e cila prej vitesh ka sjell një sërë këngësh që janë kthyer në hite. Siç dihet këngëtarja shqiptare është munduar që jetën e saj private ta mbaj larg vëmendjes së mediave dhe shumë pak dihen për bashkëshortin e saj.

Ajo ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale gjithmonë është treguar diskrete dhe rrallëherë hedh foto me djalin dhe burrin. Mbrëmjen e djeshme, Poni ka surprizuar fansat pasi ka publikuar disa momente me të birin dhe bashkëshortin.

Në një video të postuar në ‘Instastory’ e cila u fshi menjëherë shihet partneri i saj teksa argëtohet me djalin e vogël në një pishinë. Siç duket mbrëmjet e të shtunave këngëtarja kur ka mundësi ja dedikon tërësisht familjes.





