Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Prill 2019, 23:11

Habit Rita Lati: Kam të dashur në mëngjes, drekë, darkë

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Rita Lati i ka shkrirë të gjithë së qeshuri me batutat e saj dhe historitë që tregoi me Rozën. Nënë e bijë nuk i shpëtuan as pyetjes së Belindës e cila kishte zgjedhur një pyetje shumë pikante.

“Cila e ka të dashurin më të mirë?”, i pyeti Belinda dhe Roza menjherë u shpreh se i dashuri i të ëmës është më i mirë. Mirëpo përgjigjen epike e dha Rita.

“Të them të dashurin e mëngjesit, të drekës apo të darkës?”, tha Rita.

“Në fakt nuk ma var asnjeri, por kjo nuk do të thotë që nuk ëndërroj”, shtoi aktorja duke shkaktuar shumë të qeshura.