Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Prill 2019, 22:10

Pas 20 viteve e bën për herë të parë, Rita Lati feston në ‘Xing me Ermalin’

Aktorja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun, Rita Lati është surprizuar në “Xing me Ermalin”, nga moderatori Ermal Mamaqi i cili nxori një tortë për të festuar pasi sot është ditë e veçantë për aktoren.

Ermali zbuloi se Rita sot për herë të parë ka parkuar mirë makinën. “Pas 20 viteve e parkova më në fund”, u shpreh Rita.

Ermali dhe publiku i kënduan Ritës e madje e uruan për këtë ditë. Ndërsa Roza tregoi se e ëma shpeshherë ja jep çelësat e makinës ndonjë djali dhe i kërkon t’ja parkojë makinën pasi nuk mundet vetë.