Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Prill 2019, 19:07

'Jam me moral, nuk e bëj dot atë që bëjnë të tjerat', Dasara thumbon vajzat e ekranit

Dasara Karaiskaj njihet si ndër personazhet e rrallë që flet gjithnjë pa dorashka në ekran dhe kështu ka ndodhur edhe me intervistën e fundit në "Thumb". 

Gjatë emisionit, Dasara u shpreh se ka shumë vajza në ekran që i është dhënë mundësia më shumë sesa e meritojnë. 

"Në përgjithësi në Shqipëri prototipi i femrave në ekran është që janë të bukura ose janë të paafta ose ngelin aty dhe nuk e dinë që janë aty", u shpreh Dasara.

E pyetur se cila është arsyeja, ajo u përgjigj: "Për veten time përgjigjen ja kam dhënë me kohë, kur isha 20 e ca vjeç dhe thashë se shumë vajza bënin atë që unë nuk bëja dot. Unë nuk e bëja dot. Mua më shihni kështu, por unë jam vajzë me moral. Unë e lë po desha, jo se duhet".

Burimi: Blitz.al