Për shkak se në profilin e tij në Instagram poston vetëm foto nga setet fotografike si model apo nga puna e tij më e re, si postier në "Dua të të bëj të lumtur", publiku ka krijuar përshtypjen se Oni Pustina bën jetë beqari.

Madje fansat që nuk janë në dijeni të martesës së tij, e kanë kritikuar me komente për faktin që nuk poston asnjë foto me bashkëshorten.

Në fakt Oni është prej 9 vitesh i martuar me balerinën Linda Poda, por e kanë mbajtur martesën larg vëmendjes së publikut.

Pas kritikave të fansave, Oni ka postuar së fundmi për herë të parë një foto me Lindën ku çifti shfaqet shumë elegant.

Oni dhe Linda u njohën gjatë "Dancing with the stars" dhe çifti ka një vajzë.
Burimi: Panoramaplus









