Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Prill 2019, 16:04

Nuk i lejonin të ishin të lumtur, çifti i 'Ka një mesazh për ty' bëhen prindër

E mbani mend çiftin e ftuar muajin e kaluar në "Ka një mesazh për ty" të cilët nuk i lejonte të ishin të lumtur një person i tretë? Esmeralda dhe Erioni ishin futur në konflikt me njëri-tjetrin, pasi ish-e fejuara e Erionit i shkruante të dyve dhe i kërkonte të ndaheshin.

Pas konflikteve për shkak të kësaj situate, çifti së fundmi janë gëzuar pasi janë bërë prindër për herë të parë.

Faqja "E diela shqiptare" bën të ditur se Esmeralda dhe Erioni janë bërë me vajzë të cilës i kanë vendosur emrin Leandra.