Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Prill 2019, 16:04

Në fund të shtatzënisë, Almeda bën veprimin e ndaluar për nënat e reja

Aktorja shqiptare Almeda Abazi është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Shumë shpejt, ajo dhe Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të parë të një vogëlushi që do ta quajnë Efehan.

Në profilin e saj në Instagram, Almeda është tepër aktive duke ndarë me fansat momente të ndryshme nga shtatzënia, ndërsa ditën e sotme ajo është shfaqur në një video duke mbajtur pesha të rënda, gjë që nuk është e këshillueshme për nënat që presin fëmijë.

Almeda mban me dy duar një shtangë me të cilën ushtrohet, të cilën e ngre me vështirësi dhe qesh, siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme.