Të ftuara këtë të shtunë në emisionin e famshëm të humorit "Xing me Ermalin", janë aktorja e njohur Rita Lati dhe vajza e saj, moderatorja Roza Lati.

Gjatë bisedës me Ermalin në studio, mes Ritës dhe të bijës u krijua një situatë e sikletshme, pasi Rita e ndaloi të bijën të fliste më tepër.
"Pusho se na dëgjon gjithë dynjaja këtu", iu kthye ajo të bijës, ndërkohë që Roza u ngrit nga vendi ku ishte ulur.

"Kalofshi mirë, ika unë.", tha ajo duke habitur Ritën dhe të ftuarit në studio. Për të mësuar se ç'ndodhi më tepër, ndiqni sonte "Xing me Ermalin" në Tv Klan, në orën 21:40.
View this post on Instagram




