Ditën e sotme, vogëlushja e Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson, True, feston 1-vjetorin e saj të lindjes.

Megjithëse prindërit e saj u ndanë pas tradhëtisë së bujshme të Tristanit, të dy janë munduar ditën e sotme t'a gëzojnë të voglën për ditëlindje.

Khloe e mbushi dhomën e të bijës plot me tollumbace ngjyrë rozë, ndërsa Tristan i është bashkuar gëzimit të së bijës me një urim special në Instagram, ku ka publikuar një kolazh me fotot e tij me të voglën.

"Vërtetë perfekte. Vajza ime mbush 1 sot. Koha kalon kaq shpejt dhe unë po dashuroj çdo minut të saj. Mezi po pres të rrimë ulur në shtëpi gjithë ditën duke parë 'Mbretin luan' dhe të ecim këmbadorazi."- shkruan Tristan krahas fotove të True-s.








