Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Prill 2019, 12:12

'Mjaft e talentuar', Angela Martini po bën namin në revistat e huaja

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, i dha fund beqarisë një vit më parë në një ceremoni private në Las Vegas me partnerin Dragos Savulescu.

Pas martesës, ajo vendosi të heqë dorë nga modelingu dhe iu përkushtua tërësisht projekteve filmike, duke aspiruar të bëhet një producente e zonja. Gjithashtu, Anxhela ka nisur librin e saj të dytë dhe talenti i modeles ka bërë jehonë në mediat e huaja.

Në Instastoryn e saj, modelja ka treguar se dy prestigjozet, “Thriveglobal.com” dhe “Authority Magazine” kanë shkruar për Angelën, duke e konsideruar mjaft të talentuar.

"Autorja dhe modelja Angela Martini: Ne si shoqëri gjejmë justifikime pse s'mund të kemi një lloj të caktuar jete apo dashurie, kur në fakt gjithçka është e mundur! Thjesht besoni në të dhe mos vikti.mizoni veten."- shkruhet në revistat e huaja për modelen shqiptare.