Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Prill 2019, 11:11

Të gjitha të inçizuara, Flori Mumajesi sherr në mes të natës

Këngëtari dhe kantautori, Flor Mumajesi, është një ndër emrat më të njohur të showbizit shqiptar dhe ndër më të ndjekurit në rrjete sociale, ku i ka habitur të gjithëve së fundmi me një foto të publikuar në Instastory.

Flori ka postuar bisedën në orën 3 të natës me një person, identitetin e të cilit ka preferuar të mos e bëjë publik.

"Ej ti, janë të inçizuara. Të gjitha ti jap unë ty, ti habitesh. Po mos fol para kohe.", janë disa prej mesazheve të dërguara nga Flori.

"Kur e keqja të vjen nga brenda."- shkruan Flori krahas fotos që i ka bërë të gjithë konfuzë.