Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Prill 2019, 11:11

'Për gruan e jetës time', fjalët e Labinotit për partneren do ti dëshironte çdo vajzë

Moderatori i njohur Labinot Gashi u bë baba për herë të parë në dhjetor të vitit që lamë pas. Bashkëshortja e tij, Qëndresa, solli në jetë një vajzë që çifti e bekoi me emrin shumë të veçantë, Rroa.

Në profilin e tij në Instagram, Labinoti nuk i ka kursyer dedikimet si për të voglën, ashtu edhe për bashkëshorten e tij. Sot, qëndresa feston ditëlindjen dhe urimin e Labinotit për partneren me siguri e kanë zili të gjitha femrat.

"Për gruan e jetes sime: uroj ta dish se sa jam i lumtur qe jemi bashk, dhe bashk krijuam familjen tone. Jeta ka mjaft dite te bukura dhe jo shume te mira, ne kemi zgjedhur qe me dashurine e zemrave tona ti kalojm bashk tgjitha momentet e jetes, dhe ky bashkim me ben mua burr te mire per nje grua kaq te mire sa ti je. Urime mami i Rroas. Të dua."- shkruan moderatori krahas fotos së çiftit.