Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Prill 2019, 09:09

Einxhel Shkira i bashkohet trendit me flokë të shkurtër, ja si duket moderatorja

Këto ditë, personazhet femra të showbizit i janë bashkuar trendit më të fundit të prerjes së flokëve dhe shumica prej tyre kanë guxuar me modelin "Bob".

Në Instastory, edhe moderatorja Einxhel Shkira tregoi se guxoi me look-un e saj, pasi bëri një ndryshim në gjatësinë e flokëve.

Megjithëse ishim mësuar t'a shihnim me flokë të gjatë, në pamjet e publikuara, Einxhel shfaqet me flokë më të shkurtër dhe duket e lumtur me modelin e ri.