Nga Shqipëria / E Premte 12 Prill 2019, 23:11

Xhensila Myrtezaj zbulon në 'The Voice kids' surprizën e madhe që po përgatit

Pas shumë kohësh larg spektakleve, Xhensila Myrtezaj u ngjit sot në skenën e "The Voice kids" për të dhuruar shumë emocione me performancën e saj. Këngëtarja këndoi dy hitet e saj "Sekreti im" dhe "Çelësi i zemrës".

Xhensila kishte zgjedhur të vishej me të bardha dhe shkëlqeu me performancën e saj.

Në fund ajo zbuloi surprizën që po përgatit dhe tregoi se së shpejti do të publikojë një album.