E ftuar së fundmi në "Soiree", Juliana Pasha performoi kolazhin "Natën Vonë/Flokë Bore" në nderim të 80-vjetorit të Vaçe Zelës. Këngëtarja shumë e dashur për publikun gjatë performancës u shoqërua në piano nga vëllai i saj Elti të cilit sot i ka bërë një dedikim të veçantë.

"Faleminderit vëllaçko. Faleminderit që realizove këngët e Vaçes dhe u bërë mbështetja ime në piano për të më shoqëruar deri në fund. Jam e bekuar që familja ime e ka bërë rrugën time në këngë gjithmonë e më të lehtë, e ka qenë pranë meje në çdo moment të lumtur apo të vështirë. T’i puth duart motra", shkruan Juliana.









