Nga Shqipëria / E Premte 12 Prill 2019, 22:10

'Nga zemra ime', Arbana surprizohet nga njeriu më i dashur për të

Arbana Osmani mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe ndër më të komentuarat në media, ku jeta e saj private nuk ka mbetur pa qenë në vëmendje kryesore.

Arbana është nënë e një djali të cilin nuk parapëlqen ta ekspozojë shpesh në rrjete sociale, por atëherë kur poston foto tërheq gjithnjë vëmendjen.

Ditën e sotme moderatorja është surprizuar nga vogëlushi i cili i ka dhuruar lule.

"Tulipana nga zemra ime", shkruan Arbana në foton e mrekullueshme ku shfaqet me Jonin.