Jeta private e Adelina Tahirit ka qenë shumë e komentuar në media dhe sidomos prej vitit të kaluar kur u zbulua lidhja e saj me milionerin maqedonas, Serjoza Markov. Pak kohë pasi iu zbulua lidhja, Adelina dhe Serjoza u kurorëzuan në martesë dhe u bënë prindër.

Ndonëse në media po përfliten prej një viti, në fakt Adelina dhe Serjoza janë prej 5 vitesh së bashku.

Këtë e ka zbuluar këngëtarja në një intervistë për Mirage duke u shprehur se në shtator bëjnë 5 vite që janë bashkë.

Këngëtarja ka treguar gjithashtu se jeta e saj ka ndryshuar pasi mori epitetin nënë.





