Bashkëshortja e Stresit, Kejsi ka qenë shumë e komentuar gjatë gjithë kësaj periudhe që reperi ndodhet në qeli. Bukuroshja ka treguar se e mbështet bashkëshortin në këto ditë të vështira dhe shpeshherë i ka bërë dedikime me postime në Instagram.

Kejsi është shumë aktive në rrjete sociale e ditën e sotme ka vendosur t'u përgjigjet pyetjeve të fansave të cilët janë gjithnjë kuriozë të dinë më shumë mbi marrëdhënien e saj dhe Stresit.

Një prej fansave e pyet Kejsin nëse mami i saj shkon mirë me mamanë e Stresit.

"Të dy familjet tona shkojnë shumë, kur janë larg flasin çdo ditë, kur janë afër pinë kafe çdo mëngjes. Lum ne për to", i përgjigjet Kejsi.







