Nga Shqipëria / E Premte 12 Prill 2019, 18:06

'Përfaqësoj Shqipërinë dhe Amerikën', këngëtari shqiptar performon në festivalin e Kilit

Këngëtari i njohur shqiptar, Durim Morina i njohur me emrin Mirud, do të performojë në festivalin e Kilit "Vina Del Mar". Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mirudi me postimin e fundit në Instagram ku njofton se do të përfaqësojë Shqipërinë dhe Amerikën.

"Jam shumë i lumtur të deklaroj se unë dhe Eriona do përfaqësojmë Shqipërinë dhe Amerikën në Vina Del Mar", shkruan Mirud duke bërë të ditur se muzika dhe teksti i këngës është punuar nga Eriona Rushiti.

Mirud është shumë i njohur falë disa këngëve që kanë patur sukses si "Ende të dua", "Ti dhe unë" ndërsa me këngën "Puzzle" arriti të depërtojë në tregun amerikan të muzikës.