Nga Shqipëria / E Premte 12 Prill 2019, 17:05

Mungoi 1 vit të tërë: Zbulohet projekti i ri që po sjell Poni

Poni mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe këngët e saj dëgjohen prej vitesh nga të gjithë. Mirëpo prej një viti Poni nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor dhe kënga e saj e fundit ishte "Dashni e vjetër", në bashkëpunim me Irenc Hykën.

Gjatë kësaj kohe këngëtarja ka qenë e angazhuar me koncerte dhe ka marrë shumë mesazhe nga fansat të cilët i kërkojnë të rikthehet.

Një prej tyre Poni e ka publikuar në Instastory dhe ka zbuluar se ka munguar kaq gjatë pasi po përgatit një album.

Në një postim tjetër këngëtarja zbulon se albumi do të publikohet në qershor. Pra na mbetet të presim edhe pak për të dëgjuar albumin e ri të Ponit.