Ditën e djeshme në të gjitha mediat bëri bujë sherri mes moderatores Roza Lati dhe gazetarit dhe analistit, Ilir Yzeiri. Shkak u bë një artikull i gazetarit i cili kritikonte ashpër episodin e fundit të “Why Not” ku moderatorja dhe reperja Baby G po dridhnin një cigare.

"Nuk kam ndërmend të shpjegoj për këtë dy vajza mendjelehta dhe pa integritet se çfarë është kultura dhe edukimi dhe se si përmes artit dhe kulturës njerëzit më së shumti argëtohen, por edhe edukohen me ndjenja të thella. Nuk është ky qëllimi i këtij reagimi. E kam fjalën tjetërkund.”, kishte shkruar ndër të tjera gazetari.

Kjo gjë nuk u prit fare mirë nga Roza e cila reagoi menjëherë duke sqaruar se nuk po dridhte cigare mar.iu.ana dhe më pas ka paralajmëruar gazetarin se do ta hidhte në gjyq.

Mirëpo siç duket Rozës nuk i del e keqja me analistin. Ajo së fundmi ka shpërndarë një video ku i kërkon fansave t’i tregojnë mbiemrin e Yzeirit pasi ajo nuk e njeh. Më pas në një postim të dytë ku ka shpërndarë sërish artikullin ka shkruar:
“A ok Yzeir e paska se nuk e dija që ekzistonte deri dje. Por jeton njeriu dhe prej hormoneve dhe shpifjeve. Sa turp për ty thinjosh.”, ka shkruar Roza.






