Nga Shqipëria / E Premte 12 Prill 2019, 13:01

Sot femrat çmenden pas tij, por shihni si dukej para shumë vitesh Blerim Destani

Blerim Destani është një ndër emrat më të njohur të showbizit shqiptar dhe një ndër meshkujt më të preferuar nga femrat, i cili numëron mijëra ndjekës në profilin e tij në Instagram.

Ditën e sotme, aktori feston 38-vjetorin e tij të lindjes dhe ka ndarë me fansat në Instagramin e tij një foto të shumë viteve më parë, kur ishte ende fëmijë.

"I numëroj vitet e mia me dashurinë e familjes, shoqërisë, momentet dhe buzëqeshjet. Faleminderit për urimet e ditëlindjes, gjithë të mirat për ju."- shkruan Blerimi krahas fotos.